
30 efektivë Komando nga Forcat e Armatosura i janë bashkuar misionit të ndërkombëtar të NATO-s, në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e cilësoi këtë një mision të një rëndësie të madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Lidhur me situatën e krijuar në Ukrainë, Peleshi tha se duhet të tregohemi vigjilentë përkrah aleatëve tanë strategjikë.



