Kikia: Mazhoranca po kërkon te vota e diasporës shifrat që i mungojnë brenda vendit (VIDEO)

Kikia: Mazhoranca po kërkon te vota e diasporës shifrat që i mungojnë brenda vendit (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se palët do duhet të dakordësojnë një mënyrë të votuari (për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit) që nesër të mos ketë kontestime.

Sipas Kikisë, mazhoranca  po kërkon te vota e diasporës shifrat që i mungojnë brenda vendit.

Doja ta shihja si detyrim që palët, kushdo qofshin duhet të përmbushin për të mundësuar votën në distancë të shqiptarëve që jetojnë jashtë që janë gjysma e popullsisë . Nuk duhet të flitet për vullnet, por detyrim që më në fund u fut në rrugë për t’u ekzekutuar.

Qytetarët që jetojnë jashtë duhet të votojnë në distancë. Mekanizmi, infrastruktura mbetet për t’u parë së pari për të garantuar besueshmërinë dhe për të përjashtuar mundësinë e futjes së duarve në këto vota. Do duhet të dakordësohet një mënyrë e të votuarit që nesër të mos thuhet që ky që e pati në dorë hapi zarfet, futi këto tjerat. Histori tipike shqiptare që i shkojnë pas atij mosbesimit histori që ne kemi te procesi i zgjedhjeve.  

Pse po i turrem nëse nuk do donte mazhoranca do gjendej një gur aty para dhe do lihej për zgjedhjet  e tjera. Besoj se situata politike është e lexueshme. Dihet kush voton kë, se cila parti ka të vetat. Mazhoranca është më e qartë se ku e ka situatën. Kur besoj se llogaritë nuk i dalin të sigurta iu hap dera votës së diasporës dhe për këtë arsye angazhimi i mazhorancës është më agresiv, ka ngritur struktura, ka bërë takimet. PS po kërkon te vota e diasporës të kompensojë atë që i mungon në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy