Shqipëria është e gatshme të shtojë prezencën ushtarake në Irak. Këtë fakt e konfirmoi zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në një intervistë për “Ora News”.
“Kemi 83 efektivë në Afganistan por jemi të gatshëm të çojmë dhe një togë tjetër. Do të deklarohet zyrtarisht në mbledhjen e ardhshme të Ministrave të Mbrojtjes. Ne kemi qenë të gatshëm dhe për një prezencë ushtarake në Irak por procesi ka ngecur sepse qeveria irakene nuk ka dhënë kredencialet automatikisht për vendet pjesmarrëse në një mision, ku në këtë rast jepen nga NATO, dhe ka dashur që kredencialet të jepen rast pas rasti, vend pas vendi. Ndaj dhe procesi nuk ka qenë kaq i shpejtë. Trupat do jenë kryesisht tokësorë”, tha ai.



