Liberalizimi gradual i kishës: Të pranojmë çiftet që bashkëjetojnë

Liberalizimi gradual i kishës: Të pranojmë çiftet që bashkëjetojnë

"Shpresoj që horizonti i familjes dioqeziane të jetë gjithnjë më i gjerë, duke marrë parasysh stilin e jetesës sipas Ungjillit, duke u takuar dhe duke përshëndetur edhe ata të rinj që zgjedhin të jetojnë së bashku pa u martuar. Bukuria e martesës duhet t'u dëshmohet atyre". 

Kështu Papa Françesku ka bërë një tjetër hap drejt pranimit të bashkëjetesës mes dy partnerëve që nuk kanë lidhur kurorë.

Duke folur në një audiencë pasditen e sotme, në Bazilikën e San Giovanni in Laterano, për pjesëmarrësit në kursin e trajnimit "Martesa dhe Familja", Papa tha se kisha duhet t'u rrijë pranë edhe të rinjve të sapomartuar.

Dy vitet e fundit, Papa Françesku i ka udhëzuar shpesh njerëzit e kishës që t’i pranojnë dhe t’i orientojnë drejt martesës.

Kisha Katolike tradicionalisht nuk ka njohur formë tjetër të bashkëjetesës së një burri dhe një gruaje përveçse kur ata janë të martuar.

Sipas Biblës, çdo lidhje tjetër me karakter seksual jashtë martesës konsiderohet mëkat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy