Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë blu mesditën e sotme, nën drejtimin e Gazment Bardhit.
Gazetari Mariglen Kume raporton për MCN Live, se gjatë mbledhjes pritet që të nënshkruhet një dokument për të çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin që ka hyrë në fuqi që nga janari, për taksimin e profesioneve të lira.
Pas kundërshtive publike të deputetëve, ditën e sotme do të mblidhen firmat e nevojshme për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese, do të jetë kjo pika e parë ë rendit të ditës që do të diskutohet.
Deputetët do të duhet të marrin shqetësimet e qytetarëve në zonat ku janë zgjedhur për tu diskutuar në seancën plenare.
Amnistia penale është një akt që kërkon 84 vota, duhen dhe votat e opozitës. Edhe deputetët e opozitës kanë pasur kërkesat e tyre për amnistimin e veprave që amnistohen protestuesit.
Kundërshtimi i punonjësit të policisë apo pronës publike, nga mazhoranca janë përjashtuar për tu amnistuar.
Kjo është temë për tu diskutuar në grupin e PD, në lidhje me qëndrimin që do mbajnë.
Grupi i PD që drejtohet nga Gazment Bardhi, e kanë kushtëzuar pjesëmarrjen në komisionin e Reformës Zgjedhore, pasi nuk gëzojë besimin te Enkelejd Alibeaj.
Pa u miratuar ndryshimi për kërkesat e tyre nuk do të marrin pjesë.
Pasi të paracaktohen rregullat e lojës, ata pranojnë të futen në diskutim në thelb për reformën zgjedhore.
Kërkojnë të rikthehet formula e koalicioneve, kërkojnë të reflektohen rekomandimet e OSBE-ODHIR, për shit-blerjen e votës etj.
Nuk kanë lënë të kuptohet që duan ndryshim të sistemit, propozim që ka ardhur nga zoti Basha, i cili kërkon Shqipëria një zonë zgjedhore.
Sa i takon listës së hapur, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lista tashmë është e hapur duke hequr tashmë dhe herësin dhe mbetet cili kandidat merr më shumë vota, bëhet edhe renditja automatikisht.



