Deputeti i PS-së, Taulant Ball aka reaguar me tone të forta pas deklaratave të deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi, njëherësh bashkëshortja kreut të partisë dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.
“Mos i qani hallin opozitës, në Elbasan opozita ka nisur fushatën” ka thënë Balla, duke iu referuar deklaratëve të bëra nga Kryemadhi, raporton BW.
Balla theksoi se nuk e di çdo bëjë opozita në qarqet e tjera po në Elbasan ajo ka filluar fushatën!
"Do thoni ju që mikja ime Monika nuk është opozitë! Po e keni gabim, sepse Monika bën opozitë edhe për dikasteret apo agjencitë që janë përgjegjësi e partisë së saj në qeveri. Ja për shembull, shkon në Shushice e thotë s’është bërë asgjë për bujqësinë, ndërkohë që partneri ynë ka edhe Ministrinë edhe agjencinë e pagesave për fermerët. Ose u thotë ju ka lënë qeveria pa ujë, ndërkohë që drejtorinë e ujësjellësit për atë zonë e ka një figurë e partisë së Monikës. Kështu që mos ia qani hallin opozitës, të paktën për Elbasanin, se në Elbasan opozita ka filluar fushatën”, deklaroi sot Balla.



