Gërryerja e Shkumbinit/ Shuli: Rrezikohet e gjithë zona. Guri: E kemi paralajmëruar, nuk pati reagim

Gërryerja e Shkumbinit/ Shuli: Rrezikohet e gjithë zona. Guri: E kemi paralajmëruar, nuk pati reagim

Njëzet e gjashtë shoqata mjedisore kanë ngritur shqetësimin e tyre për gërryerjet pa kriter të shtratit të lumenjve. Kjo situatë ditët e fundit ka sjellë edhe dëmtimin e rrugës Elbasan-Librazhd-Bushtricë duke bllokuar udhëtimin drejt juglindjes. Në studion e MCN Informacion, Gëzim Shuli, drejtues i organizatës “Albnatyra” dhe Besjana Guri, drejtuese e qendrës “Lumi”, thanë se shtrati i Shkumbinit është shfrytëzuar tej kapaciteteve dhe kjo ka sjellë si pasojë rritjen e forcës gërryese, që rrezikon të gjithë zonën. 

 

Gëzim Shuli 

Thellësia e shtratit të Shkumbinit është ulur rreth 1-2 m në disa zona. Ka rritur rrëmbyeshmërinë dhe ka sjellë si pasojë rrëshqitje dherash. Ka rrëshqitje të tokave bujqësore, të urës, rrugës. Nuk mund t’ia lëmë natyrës. Shkumbini është lumë i rrëmbyeshëm. Duke e rritur rrëmbyeshmërinë e tij, kjo do të ndikojë edhe në tokat përreth. Përgjatë gjithë segmentit nga Bushtrica deri afër Polisit, e gjithë zona është e rrezikuar. 

 

Besjana Guri 

Ne e kemi ngritur si problem, por në vendin tonë po nuk pati katastrofë nuk ka reagim të mirëfilltë. U desh bllokimi i rrugës që të prekej tematika e gërryerjes së lumit. Ne jemi munduar të unifikojmë zërin dhe ta përcjellim shqetësimin tonë përmes një letre të hapur që u publikuar një ditë pas shembjes së madhe. Janë 26 organizata që kanë kërkuar inspektime në zonë, monitorime, si po trajtohet shtrati i lumit, cilat janë dëmet mjedisore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy