Pengmarrja në Vlorë për pazare droge, si u mbajt peng 39-vjeçari nga Kosova (VIDEO)

Pengmarrja në Vlorë për pazare droge, si u mbajt peng 39-vjeçari nga Kosova (VIDEO)

Pengmarrja e ndodhur në qytetin e Vlorës ku 39-vjeçari nga Kosova, Fisnik Xhaka, u mbajt peng nga tre persona, ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

 

Gazetarja Arjola Hasanaj raportoi për “MCN Live” se ngjarja u zbulua pasi motra e pengut njoftoi policinë, se të dyshuarit mbanin peng vëllanë e saj, duke kërkuar 70 mijë euro për lirimin.

 

I mbajturi peng për rreth dy javë nuk ishte biznesmen, dyshohet se gjithçka bëhet fjalë për trafik droge. Fisnik Xhaka kishte dalë garant se disa persona në Angli, të merrnin një sasi droge prej 70 mijë eurosh pa e paguar. Dyshohet se nuk bëhet fjalë për gjobëvënie por për prishje të pazarit të drogës. Xhaka ka dalë garant që të merrnin sasinë e drogës pa e paguar, dhe do e paguanin më vonë. 

 

Xhaka deri tani nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë. Në apartament ndodhej një kamerë dhe gjithë ambienti i pajisur me kamera sigurie. Apartamenti ndodhet 300 metra larg komisariatit të policisë së Vlorës. Kamerat e gjetura në ambient do të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes. 

 

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostage”, u bë e mundur kapja në flagrancë e Julian Zogaj, 25 vjeç, Orest Çorapaj, 18 vjeç dhe Vilson Agaj, 35 vjeç, të tre banues në Vlorë.

 

Nga hetimet ka rezultuar se tre të rinjtë në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, kishin rrëmbyer dhe mbajtur peng që prej datës 28 nëntor shtetasin Fisnik Xhaka, 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, duke e dhunuar fizikisht dhe duke i kërkuar shumën prej 70 000 eurosh për lirimin e tij.

 

Gjatë operacionit policor u bë e mundur lirimi i menjëhershëm i shtetasit të mbajtur peng, i cili ka marrë dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në posedim të shtetasit Julian Zogaj, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy