Beleri në Gjykatën e Fierit, kërkon lirimin me kusht

Beleri në Gjykatën e Fierit, kërkon lirimin me kusht

Sot në Gjykatën e Fierit, është paraqitur eurodeputeti Fredi Beleri për kërkesën e lirimit me kusht.

 

Drupal Ad

 

 

 

Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.

Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari ishte Alfred Konomi. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 31 korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy