Freedom House: Liria e medias pësoi rënie

Freedom House: Liria e medias pësoi rënie

Në një raport të fundit, Freedom House ka analizuar gjendjen duke u mbështetur në raportet për lirinë e shtypit në botë, vendet në tranzicion dhe lirinë në internet.

Në raport theksohet se demokracia u përball me krizën më serioze në dekada në vitit 2017, pasi parimet themelore të saj - përfshirë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e pakicave, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit - u sulmuan në mbarë botën.

Rënie në të drejtat politike dhe në liritë civile kanë pësuar 71 vende, ndërsa vetëm 35 kanë shënuar përparim. Kjo shënoi vitin e 12-të radhazi të rënies së lirisë globale.

Në raport bie në sy tërheqja e SHBA-ve nga roli tradicional si kampion dhe shembull i demokracisë në mes të një rënieje të përshpejtuar të të drejtave politike dhe lirive civile.

Freedom House ka analizuar të dhënat nga 195 vende, në vitin 2017.

88 vende radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 janë me liri të pjesshme dhe 49 radhiten në mesin e vendeve jo të lira.

Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Maqedoninë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Ndërsa Serbia dhe Kroacia, radhiten në mesin e vendeve të lira.

Zhvillime në aspektin e lirisë së medias, Freedom House parashikon të shohim në Kubë, Iran, Meksikë, Poloni, Spanjë, Tunizi, Uzbekistandhe Zambia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy