
Meta, kompania mëmë e Facebook, lançon 'Make-A-Video' një sistem të ri që do t'i lejojë njerëzit të japin informacione tekstuale, të cilat më pas shndërrohen në video të shkurtra, me cilësi të lartë, me ngjyra, karaktere dhe peizazhe.
Ai bazohet në inteligjencën artificiale gjeneruese, një nga aplikacionet në zhvillim në fushën e AI që aplikohet në industrinë multimediale, artin dhe dizajnin.
“Videot u krijuan nga një sistem inteligjence artificiale i krijuar nga ekipi ynë Meta, - shpjegon Mark Zuckerberg në një postim, - Ju u jepni atyre një përshkrim teksti dhe krijoni një video për ju”.

Ky është përparim befasues, është shumë më e vështirë të gjenerosh video sesa foto sepse përveç gjenerimit të saktë të çdo piksel, sistemi duhet të parashikojë edhe se si do të ndryshojnë me kalimin e kohës.
Make-A-Video e zgjidh këtë problem. “Shpresojmë të kemi një version beta që më shumë njerëz mund ta provojnë së shpejti”.
Kërkimet gjeneruese të AI po nxisin kreativitetin dhe po fuqizojnë njerëzit që të krijojnë përmbajtje të re shpejt dhe me lehtësi. Make-A-Video ndjek njoftimin në fillim të këtij viti të Make-A-Scene, një metodë multimodale gjeneruese e AI që u jep njerëzve kontroll më të madh mbi përmbajtjen e krijuar nga AI.
“Me Make-A-Scene ne kemi demonstruar se si njerëzit mund të krijojnë ilustrime fotorealiste dhe art me cilësi narrative duke përdorur fjalë, rreshta teksti dhe vizatim me dorë të lirë”, përfundon kompania mëmë e Facebook.




