Situata në Shkodër/ Rrugë e shtëpi të pushtuara nga uji, rruga Obotit ende e bllokuar

Situata në Shkodër/ Rrugë e shtëpi të pushtuara nga uji, rruga Obotit ende e bllokuar

Në përditësimin e të dhënave rreth situatës Bashkia e Shkodrës njofton se hidromati në Dajç tregon një rritje të nivelit me 3 cm ndërsa në vendin e quajtur Urrela të Shirqit , e 7 cm në krahasim me një ditë më pare.

Po ashtu, në njësinë administrative Dajç 1550 ha tokë bujqësore vijon të jetë e përmbytur. Ndërsa, shtëpi të përmbytura nuk ka, por numri i shtëpive të rrethuara nga uji është 121.

Kurse, në njësinë administrative Ana e Malit, rruga e Obotit vijon të jetë e bllokuar nga uji, dy shtëpi janë të përmbytura. Ujësjellësi Oblika 1 vijon të jetë jashtë funksionit ndërsa Oblika 2 rrezikon të përmbytet.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 09.02.2021

Hidrometri shënon 6.58 cm, me një rritje prej 3 cm në hidrometrin e Dajçit, 7 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.

-1550 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 100-130 cm në rrugë.

-Shtëpi të përmbytura s’ka.

-Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.

-Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

-SPZ e zonës në gatishmëri .

-Qendrat shendetësore në gatishmëri

-Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.

-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit për datën 09.02.2021

-1250 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan).

-Rruga e Obotit e bllokuar rreth 130 cm lartësi në rrugë.

-Shtëpi të permbytura 2.

-Prezencë uji në oborre 100 cm (fshati Obot).

-Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek ura Sadiçit.

-Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).

-Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

-Qendrat shendetësore në gatishmëri.

-Energji elektrike kemi në gjithë zonën.

-UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).

-SPZ e zonës në gatishmëri.

-Varkat e FA, reparti BMR Tiranë janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 2.5 m.

-Rrezikon përmbytja e ujësjellësit Oblika 2.

-E bllokuar rruga Goricë rreth 15- 20 cm ujë, e kalueshme me shumë vështirësi për makinat.

-Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pamundur.

-Situata është shumë kritike (Dita 33).

-Ka rritje niveli të ujit me 10-15 cm.

-Përmbytje ka dhe në tokat e fshatit Velinaj dhe Shtuf.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy