Ruçi sfidon Metën: E pres në Parlament sa herë të dojë

Ruçi sfidon Metën: E pres në Parlament sa herë të dojë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ktheu përgjigje presidenti Meta për deklaratën e 2 marsit, gjatë një konference shtypi paraditen e sotme. Në përfundim të takimit me homologun austriak, Wolfgang Sobotka, Ruçi u pyet nëse përplasja e maxhorancës me kreun e shtetit mund të rrezikojë negociatat e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Lidhur me deklaratën e Metës për shpërndarjen e Parlamentit nëse maxhoranca nuk merr parasysh dekretet e tij për ndryshimet në ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Ruçi zgjodhi mesazhin mes rreshtave.

Si kryetar i Parlamentit them se kemi në fokus hapjen e negociatave, reformën në drejtësi dhe transparencë për fondet e Konferencës së Donatorëve. Secili institucion është legjitim në vendimet që merr, edhe presidenti në dekretet që miraton ose kthen. I tillë është edhe me dy dekretet e fundit, që Kuvendi do t’i shqyrtojë me kujdes, brenda afateve. Mirëpres Presidentin sa herë që ai dëshiron të vizitojë parlamentin. Ose do të mirëprisja apo lexoja çdo mesazh që ai do t’i drejtonte me shkrim parlamentit”, tha Ruçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy