
Të tre fëmijët e familjes Meta, të cilat akuzohet se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta dhe e varrosën atë në kasolle, dalin sot për herë të parë para trupës gjykuese.
Tre fëmijët do të njihet me masën e sigurisë, raporton për "MCN live", korrespondentja nga Durrësi, Ervina Garo.
Sipas saj, seanca do të jetë me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
Dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë tre fëmijët e familjes Meta, të cilët akuzohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta më 10 shkurt në Shënavlash dhe e varrosën në kasollen e bagëtive, ndërsa më pas e shpallën të zhdukur.
Duhet thënë se të tre do të përballen me akuza të rënda, kundrejt vrasjes së prindit të tyre, edhe pse motivet ngelin mister. Në dosjen hetimore akuzat peshojnë më shumë mbi djalin e madh dhe më pas mbi 19-vjeçaren e cila fillimisht pranoi krimin dhe më pas tha se ka dashur të mbroj vëllain. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “Vrasjes për rrethana familjare në bashkëpunim” , “mos kallëzim krimi” dhe ‘armëmbajtje pa leje”. Djali i vogël i familjes për shkak të provave të fshehura, rrezikon deri në 5 vite burg.
Seanca e sotme pritet që të jetë në shqyrtim pranë Gjyqtares Shpëtime Pitaku dhe do të në ora 12:00.
Seanca pritet të jetë me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së rastet. Nuk pritet as prezencë e familjarëve, as të nënë, pasi ajo nga policia është dërguar te familjarët e saj në Laç, dhe as prezenca e të vëllait të viktimës, i cili bëri varrimin e tij.



