Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se një arsye shumë e fortë se pse shumë poste drejtorësh janë vakante në administratën publike janë goditjet e SPAK-ut.
Është moment interesant për t’u gjykuar në raportet e punësimit në administratë. Këto pozicione që qeveria ka mungesa dhe dëshiron të rekrutojë në mënyrë të shpejtë kanë qenë poste të lakmueshme.
Pagat janë relativisht të larta, aq më tepër me shtesat e fundit që janë bërë. Kur flasim për post të lakmueshëm, kemi parasysh jo pagat, por benefitet korrupsioniste që lindin nga këto pozicione.
Në këtë valë që është hapur, goditjet e SPAK kanë ndikuar që këto vende të lakmueshme të refuzohen. Mbase një pjesë ka dhënë dorëheqjen për shkak të aferave të mëparshme dhe qeveria nuk ka kohë t’i zëvendësojë, një pjesë edhe mund të refuzohen në kuptimin që janë vende me risk se sipas standardeve kanë qenë vende ku drejtorët kanë qenë të detyruar të hedhin firma dhe të marrin përgjegjësi.Ka disa arsye që kanë sjellë këtë situatë, që ndodhe për herë të parë në Shqipëri. Përsëris është fakti që shohim një frutë të SPAK-ut. Kur shohim ministra që edhe dënohen, vartësisë që vetë ofroheshin për të qenë pjesë druhen se kuptojnë se përderisa titullari nuk mbro veten nuk mund të mbrojë dot vartësit.



