Serbët bllokojnë Mustafën, nuk e lejojnë të shkojë në veri

Serbët bllokojnë Mustafën, nuk e lejojnë të shkojë në veri

Serbët e veriut kanë bllokuar rrugën kryesore Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare për të mos lejuar kalimin e kryeministrit Isa Mustafa dhe komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta në vendin ku do të përurohej ura mbi lumin Bistricë.

Kryeministri dhe komandati i KFOR-it kanë tentuar të marrin pjesë në përurimin e urës mbi lumin Bistricë, urë kjo e cila lidh Zveçanin dhe Leposaviqin.

Mediat serbe raportojnë se minatorët kanë vendosur një kamion në mes të rrugës për të penguar kalimin e zyrtarëve të qeverisë së Kosovës.

Ende nuk dihet nëse kryeministri Mustafa do të arrijë të marrë pjesë në përurimin e kësaj ure. Ura, e cila është parparë të hapet sot, është rinovuar me ndihmën e KFOR-it.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy