Dhori: Pesha kryesore e koalicionit janë demokratët. Rama e ka kthyer Shqipërinë në tallava këto 12 vite (VIDEO)

Dhori: Pesha kryesore e koalicionit janë demokratët. Rama e ka kthyer Shqipërinë në tallava këto 12 vite (VIDEO)

Deputetja demokrate Ilda Dhori në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar drejtimin e koalicionin nga Ilir Meta dhe nëse kjo mund të dëmtojë demokratët. Ajo tha se një gjë e tillë nuk ka arsye pse të ndodhë, pasi Meta është në fushatë dhe pse një pjesë e demokratëve mund të mos e duan emrin e Metës në fletënë e votimit. Dhori theksoi se nuk sheh ndonjë gjë që do të ndikojë në pjesën finale dhe se pesha kryesore e koalicionit janë vetë demokratët.

Realisht le të themi se Ilir Meta është në fushatë. Është në koalicion me Berishën dhe gjithë demokratët dhe partinë e zotit Ndoka, dhe partitë janë të gjithë në fushatë, kështu që nuk është se prania apo jo e fletës së votimit do të bëjë ndonjë ndryshim. Tendenca në gjykimin tim kishte faktin që një pjesë e demokratëve kanë pakënaqësi të trashëguar për shkak të LSI, se dikur ishte në koalicion  me Ramën, por fakti është se sot Ilir Meta është në fushatë me PD dhe nuk shoh nëse prania apo jo e emrit mund të përbejë ndonjë ndryshim në rezultat. Demokratët janë të fraksionuar se ka një pjesë që janë të pakënaqur dhe kjo mund të ndikojë negativisht, por nuk e shoh në kushtet kur ato janë në terren dhe Meta është drejtues i koalicionit kështu që kjo është nuk shoh ndonjë gjë që do të ndikojë në pjesën finale. Meta ishte në hapjen e fushatës, në prezantimin e kandidatëve dhe kjo është fakt.

Në vijim, ajo shtoi se Ilir Meta mund të ketë ambicie, por nuk beson se do të ndodhë ndonjëherë që të jetë në krye të demokratëve.

Meta ka qenë dhe majtas dhe djathtas, por demokratët janë pesha kryesore e koalicionit ‘bashkë fitojmë’, janë demokratët që janë shumicë, i janë bashkuar Berishës dhe ai patjetër që ka peshën kryesore sot. Nuk besoj se do të ndodhë një skenar i tillë dhe në të kundërt do të kishte dinamika të tjera, por sot jemi këtu dhe aleatët janë të rëndësishëm, janë një vlerë e shtuar.

Lidhur me mundësinë se cila figurë mund të jetë alternativë për drejtuesin e PD-së, Dhori tha se ka dhe figura shumë më përtej këtyre, vlerësoj shumë Këlliçin dhe Boçin, por vota e qyfterëve dhe demokratëve ndryshojnë shumë.

Në PD është tjetër të marrësh votën e strukturës dhe tjetër të qytetarëve. Ndërkohë në atë që unë shoh janë figurat politike publike brenda PD. Sa për zërat e Bashës, unë e kam kundërshtuar këtë shumë më herët. Ai mund të ketë dëshirat e veta, por unë nuk e shoh absolutisht sepse ai e ka përfunduar ciklin e tij politik, por ka figura të tjera që mendoj se do të ishin figura të denja për të drejtuar PD. As Alibeajn nuk e shoh në krye të një force politike ku përveç fushatës nuk ka pasur asnjë aktivitet në terren.

Dhori ka komentuar dhe për presionin e kryeministrit Rama për vota për të ciliun u shpreh se mesa duket në gjithë këto vite Rama e ka kthyer Shqipërinë në këtë tallavanë e tij, por që sipas saj e vërteta është se nuk janë 2-3 njerëz, por shumë që po i shkojnë nga pas.

Janë shumë që shkojnë pas tyre, janë shumë familjarë dhe administrata që janë të detyruar të ndjekin tallavanë e Ramës nga pas që e ka çuar Shqipërinë në këto 12 vite drejt kësaj tallavaje. Në shumicën e bashkive demokratët janë bashkuar me kandidatët e opozitës sepse pas 14 majit do flasim por sot duhet të flasim për fushatën. Në pjesën lokale nuk është se cedon gjëja. Nëse do krahasonim kandidatë tanë me ata të Ramës këta të fundit janë të konsumuar dhe vazhdojnë të bëjnë premtimet që bënë kur erdhën në pushtet dhe këto janë tallje. Rama ka zgjedhur të vendosë fytyrën e tij dhe ka gjetur si pikë të dobët për tu kapur koalicion Meta-Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy