Maxhoranca miraton amendamentet e veta, kalon ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit

Maxhoranca miraton amendamentet e veta, kalon ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit

Maxhoranca miratoi me shumicë votash amendimet në ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ligji i ndryshuar, që ka kaluar më parë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, parashikon garë për realizimin e projektit që ka të bëjë me shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërtimin e një të riu dhe zhvillimin e zonës në qendër të kryeqytetit.

Pa praninë e opozitës, e cila është mbledhur sot në Vlorë, maxhoranca miratoi me 75 vota amendimet në ligjin për Teatrin.

Në votim nuk mori pjesë kryeministri Rama, i cili u largua pas fjalës në Parlament, gjatë të cilës u shpreh se Teatri Kombëtar nuk mund të restaurohet, por duhet të shembet.

Po ashtu, në seancën e sotme mungoi edhe deputeti Pandeli Majko, i cili ndodhet për një vizitë në Drenicë. Ministri i Shtetit për Diasporën nuk ka ndarë të njëjtin qëndrim me maxhorancën në lidhje me këtë ligj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy