Jeruzalemi vë në lëvizje politikën botërore

Jeruzalemi vë në lëvizje politikën botërore

“Jeruzalemi është prej 3 mijë vitesh kryeqytet i Izraelit”. Këto janë fjalët e kryeministrit izraelit Netanjahu, gjatë një vizite në Francë, ku u takua me presidentin Macron.

Megjithatë, ky i fundit vijon të mbetet në pozicionin e tij. Për Francën, vendimi i Trump-it për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit është një kërcënim për paqen.

Macron i ka kërkuar Netanjahut “ngrirjen e kolonive” dhe ka theksuar domosdoshmërinë që Jeruzalemi të njihet si kryeqytet i të dy shteteve. Ndërkohë, edhe OKB-ja vijon ta shohë vendimin e Trump-it si “kompromentues për paqen”.

Në Kajro (Egjipt) është zhvilluar një takim i papritur mes presidentit egjiptian Al Sisi, presidentit palestinez, Abu Mazen, dhe mbretit Abdullah të Jordanisë.

Ndërkohë, dje presidenti turk e cilësoi Izraelin “një shtet terrorist që vret fëmijë” dhe shtoi se vendi i tij “do të luftojë me të gjitha mjetet” kundër vendimit të SHBA-ve për të njohur Jeruzalemin si kryeyqendra e tij. / ANSA / 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy