Mbyllen hetimet e dosjes ‘184’, Prokuroria e Dibrës merr të pandehur (VIDEO)4 zyrtarë

Mbyllen hetimet e dosjes ‘184’, Prokuroria e Dibrës merr të pandehur (VIDEO)4 zyrtarë

Prokuroria e Dibrës ka përfunduar hetimet për dosjen ‘184’, duke marrë të pandehur vetëm 4 persona. Për personat e tjerë që ishin të dyshuar për blerjen e votave në Dibër, organi i akuzës ka kërkuar pushimin e çështjes.

Ndërkaq, personat të cilët janë marrë nën cilësinë e të pandëhurve janë Robert Aga, ish- shef komisariati në Dibër.

Mbi këtë të fundit rëndon akuza për shpërdorim detyre.

I pandehur është marrë edhe ish-drejtori i Arsimit, Drini Gjeci, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Gjithashtu në cilësinë e të pandehurit është marrë Nuri Meta, zyrtar në njësinë administrative Tomin, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

I pandehuri i 4 është marrë zyrtari i njësisë administrative Lurë, Hasan Hoti, i akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Ndërsa për pjesën tjetër të të dyshuarve, ndonëse akuzohen për veprën penale të shitjes së votës, Prokuroria e Dibrës është shprehur se për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar, vepra penale është parashkruar, për këtë arsye nuk mund të merrën në përgjegjësi penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy