Analisti Blendi Kajsiu e përshkroi sistemin në Shqipëri si neofeudalizëm politik. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Kajsiu tha se si i tillë, ky sistem gërryen demokracinë dhe shkel të drejtat e njeriut.
Koncepti i diktaturës dhe autoritarizmit e përshkruan në mënyrë të pjesshme dhe jo të plotë. Unë e përshkruaj si neofeudalizëm politik. Pra secili është zot në feudin e tij. Rama është zot në feudin e vet, Berisha gjithashtu dhe është një sistem që ka pak të bëjë me të drejtat e njeriut. Po e shohim në SHBA te Trumpi. Edhe hapësira publike është fragmentarizuar. Kjo e pamundëson demokracinë, e pamundëson diskutimin publik. Parimet e demokracisë janë gërryer.



