Opozita kërkon sot mbledhje të Këshillit Politik në orën 17:00. Ditën e djeshme opozita propozoi një formulë të re që ka të bëjë me përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ.
Dy anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kanë kërkuar që në orën 17:00 të mblidhet Këshilli Politik.
Opozita në kërkesën e saj është shprehur se kërkojnë që të diskuojnë për formulën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Menjëherë pas propozimit të PS-LSI ka ardhur një reagim nga Damian Gjiknuri, i cili përfaqëson maxhorancën. Në një reagim, Gjiknuri është shprehur se propozimi nuk mund të diskutohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Politik. Më tej ai i ka kërkuar opozitës që të qartësojë pikat e tjera alternative që mund të zgjidhen dhe mos humbin kohë me debate të kota.
“Nisur nga njoftimi juaj per mbledhje dhe nga diskutimet e djeshme per KQZ qendrimi i PS eshte si me poshte: 1. Ne lidhje me propozimin per formulen e emerimit te KQZ si dhe mekanizmat e vendimarrjes qe propozuar u shprehem kunder dhe nuk mund te diskutohen me ne mbledhjen e radhes. E gjykojme nje propozim jashte marreveshjes dhe tradites parlamentare per rolin e Kuvendit ne zgjedhjen e KQZ. Per kete ceshtje do te diskutojme pasi te na sillni paraprakisht nje propozim tjeter qe respekton faktin qe Kuvendi eshte sovran ne zgjedhjen e organit te KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordesimet ne lidhje me emrat qe plotesojne kriteret dhe kane miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetem nese sillni propozim te ri bazuar ne keto parime mund te vazhdoje ky diskutim.
2. Per pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat jane ato perfshire propozimet alternative qe keni duke i derguar paraprakisht me qellim qe ti japim zgjidhje ne mbledhjen e radhes dhe mos humbim kohe me debate te kota. Pra, vetem pas ketij qartesimi mund te konfirmoj mbledhjen e radhes ne çdo kohe“, shkruan Gjiknuri.



