Mjeku natyropat Luçiano Bardhi flet për shtimin e rasteve me rezistencë ndaj antibiotikëve, pasi Organizata botërore e Shëndetësisë njoftoi se 1 në 6 infeksione bakteriale treguan rezistencë ndaj antibiotikëve në vitin 2023.
Nga studio e “Zgjohu me MCN”, ai tha se antibiotikët nëse përdoren sipas rregullave të caktuara shpëtojnë jetë, por nëse përdoren kot shkaktojnë çrregullim total të florës intestinale.
80% e imunitetit prodhohet në zorrë. Pas disa vitesh nuk do të trajtojnë njerëzit me antibiotikë dhe këto baktere do të kthehen në superbaktere, për shkak se antibiotikët janë marrë për gjëra të lehta.
Njerëzit nëse do të vazhdojnë për shumë kohë me trajtimin e këtyre antibiotikëve për një kohë të gjatë në mënyrë të pakontrolluar bëhen shumë rezistentë dhe dëmtojnë zorrën.
Ne nuk e dimë vlerën e sistemit imunitar, ndërkohë që më shumë vlerë ka parandalimi se sa kurimi. Se kur bëhet dëmi nuk mund të rikuperohet personi për një kohë të shkurtër.
Një antibiotik nëse përdoret për kohë të gjatë shkakton rënie floku, gjendje ankthi dhe efekte të tjera. rëndësi ka ruajtja e florës së zorrëve.
Zinku, vitamina D, B12 duhen mbajtur nën kontroll, sepse reduktojnë rezistencën ndaj antibiotikëve.
Vitamina D është shumë e rëndësishme, nëse mbahet më shumë se 40 nanogramë, forcon nanobakteret në zorrën e trashë të cilat i kemi eliminuar nga ushqimi, gjumi i paktë, stili i jetesës etj.
Vitamina D është e mira që të merret e shoqëruar me magnez. Xhelatina e kockave, pureja e dardhës, lëngu i lakrës së bardhë jo vetëm mbrojnë trupin, por ofrojnë proteina dhe elementë të rëndësishëm për organizmin.
Dieta mesdhetare është shumë e rëndësishme sepse ka dhe vitamina dhe proteinë. Duhet shmangur niseshteja, majaja, mishi i përpunuar nga marketi, kremviçet, salçiçet, alkooli.
Sa më shumë i përpunuar dhe konservuar të jetë ushqimi, aq më të rrezikuar jemi.
Konsumimi i vajit të ullirit, limonit, qepëve dhe hudhrave forcojnë sistemin imunitar.



