Putin ngarkon ish-komandantin e Wagner të marrë përgjegjësinë për “njësitë vullnetare” në Ukrainë

Putin ngarkon ish-komandantin e Wagner të marrë përgjegjësinë për “njësitë vullnetare” në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me një nga ish-komandantët më të lartë të grupit mercenar Wagner, për të cilin Kremlini thotë se tashmë punon për ministrinë e Mbrojtjes.

Andrei Troshev është ish ndihmës i kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili u vra në një aksident me avion në muajin gusht.

Vdekja e tij erdhi dy muaj pasi trupat e Wagner marshuan për një kohë të shkurtër në Moskë.

Presidenti Putin i kërkoi Troshev të mbikëqyrte njësitë luftarake vullnetare në Ukrainë, tha Kremlini.

Duke iu drejtuar Troshev, Putin deklaroi se ai mund të drejtojë njësi vullnetare të cilat mund të kryejnë detyra të ndryshme luftarake, në zonën e një operacioni të posaçëm ushtarak, duke iu referuar Ukrainës.

Ju dini për çështjet që duhet të zgjidhen paraprakisht në mënyrë që puna luftarake të shkojë në mënyrën më të mirë dhe më të suksesshme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i tha agjencisë së lajmeve RIA se  Troshev tani punon në ministrinë e Mbrojtjes.

Takimi vjen ndërsa Putin përpiqet të rikthejë autoritetin e tij pas rebelimit të Wagner në qershor.

Në hapësirën e vetëm 24 orëve, Prigozhin organizoi një kryengritje, duke dërguar trupa në qytetin jugor të Rostovit, pastaj më tej drejt Moskës, përpara se të tërhiqej. Kjo ishte sfida më e madhe për autoritetin e Vladimir Putin në dy dekada.

Putin muajin e kaluar u bëri thirrje të gjithë punonjësve të Wagner dhe kontraktorëve të tjerë privatë ushtarakë rusë që të betohen për besnikëri ndaj shtetit rus.

Troshev njihet me pseudonimin e tij Sedoi, që do të thotë “flokë gri”. Ai është një veteran i respektuar i luftërave të Rusisë në Afganistan dhe Çeçeni.

Atij iu dha Çmimi Hero i Rusisë për rolin e tij në mbështetjen e forcave qeveritare në Siri në 2015 dhe 2016 si komandant i Wagner.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy