
Vetëm 17 ditë pas daljes nga karantina Anglia do të duhet ti nënshtrohet sërish një plani masash mjaft të rrepta për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit të ri. Këtë e lajm e dha kryeministi Boris Johnson, i cili tha që i vjen keq që Krishtlindjet do të festohen në këtë mënyrë. Për më tepër disa zonë të nxehtë do të shkojnë sërish në një karantinë të plotë.
Bëhet me dije se Londra, Anglia juglindore, Uellsi dhe Skocia do të jenë ndër zonat që do të hyjnë në nivelin e fundit të rrezikshmërisë, 4, e ngjashme me Lock-Down.
“Përhapja po drejtohet nga varianti i ri i virusit, Duket se përhapet më lehtë dhe mund të jetë deri në 70% më e transmetueshme sesa lloji i mëparshëm. Me zemër të thyer ju them se nuk mund të vijojmë me planin për Krishtlindjet,”- deklaroi Johnson.
Më herët ishte thënë dhe ishte menduar se Anglia do t’i kalonte Krishtlindjet pa kufizime, por pak ditë më parë ishulli britanik u godit teksa në pjesën jugore të vendit u zbulua një koronavirus i ri, 70% më i rrezikshëm se i pari sipas Johnson.



