Aktet e fundit kriminale në vend/ Meta: Të zbardhen menjëherë nga drejtësia

Aktet e fundit kriminale në vend/ Meta: Të zbardhen menjëherë nga drejtësia

Atentatet e fundit kriminale në vend, kanë sjell edhe reagimin e Presidentit Ilir Meta, i cili përmes një shkrimi në rrjete sociale, u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të zbardhin krimet e ndodhura në ditët e fundit.

Kreu i Shtetit kërkon kapjen e autorëve dhe ndëshkimin e tyre dhe shton se kjo situatë kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese nga institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

„Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy