
Albin Kurti menjëherë sapo ka marrë postin e kryeministrin nuk ka humbur kohë ndërsa ka mbledhur menjëherë qeverinë re. Kurti ka thënë se pret nga ministrat e rinj të sapoemëruar angazhim dhe propozime konkrete.
Ai paralajmëron vendime konkrete, teksa më parë ka kërkuar një plan urgjent për pandeminë.
“Kërkohet punë dhe rezultate sa më të shpejta. Rezultati i këtij kabineti varet nga puna që bëni ju dhe ekipi që drejtoni. Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim çdo kohë por edhe veprim. Në ditët në vazhdim pres që secili nga ju të vini me propozime konkrete që i keni identifikuar me vite. Tani është koha që të dëshmoni para qytetarëve që në pozitat që jemi vendosur e kemi merituar”, u shpreh ai.
Kurti ka thënë se duhet vepruar shpejtë që të ndalen humbjet financiare. “Në ndërmarrjet publike duhet të ketë auditime dhe vlerësim të përformancës, aty ku ka shkelje duhet vepruar shpejtë por edhe në vendosjen e një menaxhmenti që e ka vizion të udhëheqë”.
Kurti ka thënë se duhet të përveshë mëngët për punët që i pret të gjithë. “Në këtë javë do të takohemi në mbledhjen e punës ku menjëherë do i marrim veprimet e nevojshme siç i sheh ky kabinet i yni qeveritar”, tha ai.



