Vlorë/ I gjendet armë silenciator dhe fishekë në banesë, shpallet në kërkim 46-vjeçari

Vlorë/ I gjendet armë silenciator dhe fishekë në banesë, shpallet në kërkim 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi gjatë kontrolleve në banesë i janë gjetur armë zjarri dhe kuti me fishekë.

Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ushtruan kontroll në një banesë në lagjen “10 Korriku”, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje. 

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me krehër me 10 fishekë, një pajisje cilindrike (silenciator) dhe një kuti me 14 fishekë.

Arma e zjarrit dhe pajisjet e sekuestruara do t’i dërgohen Institutit të Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Shtetasi Alush Kallulli alias Alush Taka, 46 vjeç, që dyshohet se mbante të fshehur armën, në banesën e tij, u shpall në kërkim. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

May be an image of text

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy