Berlusconi kalon natën në spital, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Berlusconi kalon natën në spital, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi mbetet në terapi intensive në spitalin San Raffaele që prej ditës së djeshme. Situata e liderit të Forza Italia mbetet komplekse, por e stabilizuar.

Pas kryemjeku Alberto Zangrillo mund të mbajë një konferencë për shtyp për të ilustruar gjendjen shëndetësore të Silvio Berlusconit.

Problemet e rënda të oksigjenimit, të cilat kanë vënë në vështirësi sistemin kardiovaskular dhe atë të frymëmarrjes, në rrezik infeksionesh, përfshirë pneumoninë, përmenden mes problemeve mes të cilave po përballet ish-shefi ekzekutivit.

Kujtojmë që 86-vjeçari u shtrua për here të fundit më 30 mars në të njëjtin spital.

Berlusconi ishte shtruar më parë në spital në janar 2022, kur iu nënshtrua një sërë kontrollesh që zgjatën tetë ditë, përsëri në spitalin San Raffaele.

Rreth një vit e gjysmë më parë, ai kishte vuajtur nga disa komplikime të rënda të lidhura me Covid-in, të cilat ai vetë i përcaktoi si "eksperiencën më të keqe" të jetës së tij. 

Virusi e kishte detyruar atë të shtrohej në spital për gati dy javë, duke e kthyer më pas në spital për gati një muaj, deri në maj 2021, për shkak të pasojave të sëmundjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy