Bushati: Rama do të shmangë me çdo kusht bërjen e bilancit, Berisha ka fushatë me thelb por pa risi (VIDEO)

Bushati: Rama do të shmangë me çdo kusht bërjen e bilancit, Berisha ka fushatë me thelb por pa risi (VIDEO)

Analisti Andi Bushati, thotë se pavarësisht partive të reja në këtë fushatë zgjedhore skena politike është bipolare, ku duket sikur Edi Rama ka më shumë një fushatë tallava dhe Sali Berisha, më shumë një fushatë politike.

Për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi Edi Rama do me çdo kusht dhe çdo çmim që të mos bëhet bilanci i qeverisjes dhe kjo e ka detyruar që të shpikë gjëra që heqin vëmendjen nga ai që do ishte thelbi i një fushate racionale.

Bushati shtoi se Rama do të shmangë bërjen e bilancit qeverisës dhe premton gjëra që shkojnë përtej mandatit qeveritar.

Ndër të tjera tha Rama ka fushatë pa thelb por me përpjekje për risi, ndërsa Berisha ka fushatë me thelb, programin, por pa përpjekje për risi.

Drupal Ad

Edi Rama hapi fushatën me këngë me valle, me folklor, që nuk është një gjë tipike për një fushatë edhe në diskurs premton gjëra që nuk premtohen në një demokraci normale.

Në një demokraci normale një Kryeministër premton gjëra që kanë lidhje me këtë mandat. Ai premton gjëra që nuk varen nga ai, BE-në që shkon përtej këtij mandati.

E bën këtë se qëllimi i tij është që të shmangë debatin nga bilanci i qeverisë. Mjafton që të shkosh korrupsionin këtu.

Berisha ka fabulën e kundërt, ka një fushatë thelbësisht politike, e para është i ndërgjegjshëm që Shqipëria jeton një autokraci.

Tipari kryesor i autokracisë është nënshtrimi i shoqërisë ndaj pushtetit. Berisha i vë theksin se si PD i shpëtoi asgjësimit, përçarjes, non gratës, heqjes së flamurit dhe vulës.

Ai mëton të thotë se siç rezistuam ne, ky është shembulli që duhet të adoptojë shoqëria për ti rezistuar një autokracie.

Berisha thotë paga minimale dhe të ardhurat minimale dhe për ata që janë pa punë 200 euro, taksa e sheshtë, janë të mira apo të këqija ka propozime konkrete dhe të ftojnë në një debat politik.

E keqja është se Berisha ka një handikap që çfarëdo që të thotë është ai që na ka kërkuar votat që në 1991.

Nëse Rama do ta fshehë defektin e tij, Berisha nuk bën përpjekje në fushatë për të fshehur defektet e veta.

Rama ka fushatë pa thelb por me përpjekje për risi, Berisha ka fushatë me thelb por pa përpjekje për risi.

Rama e ka të sigurt mandatin, besoj se i njëjti skenar do përsëritet.

Ç’mund të bëjë opozita në këto kushte kur zgjedhje nuk ka, votë të lirë nuk ka dhe fitimtari dihet një muaj para.

Opozita ka një objektiv minimal të sigurojë një opozitë radikale, që duke ditur që nuk merr dot qeverinë, të luftojë që Rama të mos ketë shumicë përtej shumicës së thjeshtë, që të mos i jepet Rama shumicë për ndryshime kushtetuese të kodeve etj., ky do ishte objektivi minimal.

Objektivi maksimal nuk është t’iu thuash shqiptarëve që ne do fitojmë, por të punohet që sot që të kuptohet se si po manipulohen këto zgjedhje.

LaCivita që është këtu nuk është për të mundur Edi Ramën, por për të bindur partnerët tanë se këto vend nuk ka zgjedhje.

Objektivat e opozitës është të mos shkojë më keq se sa është dhe e dytë të luajë me ndërkombëtarët dhe opinionin këtu që ne po marrim pjesë në këtë garë, por askush nuk ka mundësi të fitojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy