Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka telefonuar homologët e tij evropianë të martën në mbrëmje për t'i informuar për diskutimet e tij për Ukrainën në Riad me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, në mes të një ofensive diplomatike amerikane, nga e cila evropianët kanë frikë se do të përjashtohen, mësuam nga diplomacia franceze.
Kreu i diplomacisë së Presidentit Donald Trump ka biseduar me kolegët e tij të formatit “Quint” (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Gjermani, Itali), si dhe me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, shkruan Le figaro duke iu referuar një burimi.
Nga ana tjetër Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se do të organizojë një takim të ri të mërkurën me disa shtete evropiane dhe joevropiane për Ukrainën, pas atij të hënën që mblodhi së bashku një numër të vogël vendesh kyçe dhe liderët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.



