146 të prekur me Covid-19 në Shqipëri, infektohet dhe Kruja! (VIDEO)

146 të prekur me Covid-19 në Shqipëri, infektohet dhe Kruja! (VIDEO)

23 raste të reja janë shënuar me Covid-19 brenda 24 orëve në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në vend në 146 persona.

Lajmi u konfirmua nga zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila theksoi se deri në këto momente janë testuar 1041 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 146 qytetarë.

Ajo theksoi se harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

5 viktima nga koronavirusi në Shqipëri.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

 •       Tiranë            83 qytetarë

•        Durrës             9 qytetarë

•        Lushnje       4 qytetarë

•        Elbasan      3 qytetarë

•        Fier                   14  qytetarë

•        Rrogozhinë 2    qytetarë

•        Kavajë            4 qytetarë

•        Korcë             11 qytetarë

•        Vlorë              5 qytetarë

•        Shkodër          3 qytetarë

•        Lezhe             4 qytetarë

•        Berat              1 qytetarë

•        Has                 2 qytetarë

·       Krujë                1 qytetar

72 të shtruar në spitalin infektiv.

17 të shëruar pas testeve konfirmuese

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me Covid-19 dhe janë kryer 111 testime.

4 pacientë  janë në terapi intensive.

3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Apeli: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital. Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy