“Shqipëria target i Iranit, Kosova i Rusisë”, Hoxhaj: Sulmet janë shqetësuese, të rrisim kapacitetet (VIDEO)

“Shqipëria target i Iranit, Kosova i Rusisë”, Hoxhaj: Sulmet janë shqetësuese, të rrisim kapacitetet (VIDEO)

Eksperti i sigurisë kibernetike Mentor Hoxhaj foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi sulmet kibernetike që janë kryer së fundmi ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Ai theksoi se Shqipëria rrezikohet më së shumti nga Irani ndërsa Kosova nga hakerat Rusë apo pro serbë.

Duke u ndalur te Shqipëria Hoxhaj tha se duke qenë vend i NATO-s sulme të përmasave të tilla janë mjaft shqetësuese, duke shtuar se pret reagim nga aleanca dhe Uashingtoni. Ai kërkoi rritje të kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore, jo vetëm në letra por edhe në praktikë, si në Kosovë edhe Shqipëri.  

Shenjat e para tregojnë që sulmet në Kosovë mund të jenë nga Rusia gjithashtu dyshohet se mund të jenë edhe nga Irani. Ne kemi parë që shtetet e BE kanë qenë pre e sulmeve nga hakerat rusë. Edhe SHBA-të kanë rënë pre e hakerave kinezë. Kemi një tendencë të sulmeve të motivuara politikisht ose me prapavijë inteligjente. Edhe sulmet ku pre ka qenë Shqipëria dhe Kosova, prapa tyre qëndrojnë shtete të ndryshme. Kosova ka qenë edhe në të kaluarën pre e sulmeve, ku target kanë qenë kryesisht bizneset.

Nëse flasim për Shqipërinë, është shtet i NATO-s dhe një sulm ndaj një shteti të NATO-s në përmasa të tilla është mjaft shqetësues. Paraqesin një rrezikshmëri të madhe të sigurisë nacionale dhe për stabilitetin e sigurisë kibernetike të NATO-s. Pres që edhe NATO dhe SHBA-të reagojë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kryejnë përditësimet e tyre legjislative. Duhet të ngremë kapacitetet tona njerëzore dhe infrasktrukturore. Pres që Shqipëria dhe Kosova të ngrenë kapacitetet e tyre jo vetëm në letër por edhe në praktikë.

Ka shumë njerëz që mund të ndihmojnë. Mjafton vullneti i qeverisë që këta njerëz të ftohen. Ngritja e një kapaciteti nacional që do funksiononte 24 orë do ishte imediat të realizohet minimalisht që vitin e jashtëm. Mund të kemi një CERT-i nacional dhe një qeveritar që do kujdesen për infrastrukturën publike. Qeveria duhet të kujdeset që atij CERT-i të mos i mungojnë kapacitetet njerëzore dhe teknologjike”

Lidhur me sulmin e fundit të ardhur nga Irani, Hoxhaj thotë se Shqipëria e ka tejkaluar rrezikun e madh dhe tani duhet bërë vlerësimi i dëmeve dhe të merren masa.

Ne, Shqipëria dhe Kosova, ndajmë të njëjtën hapësirë kibernetike. Shqipëria dhe Kosova kanë politika të ndryshme të jashtme. Nëse flasim për Shqipërinë është më se normale të sulmohet nga hakera iranianë, në Kosovë sulmet vijnë më shumë nga pro serbët dhe pro rusët. Shqipëria është me e ekspozuar sepse mban njerëz nga Irani dhe është pjesë e NATO-s. Është duke ndodhur një valë sulmi, është normale që ato do vijnë edhe në vendet tona.

Evropa momentalisht sa i përket qëndrimit për luftën në Ukrainë, ka të njëjtin qëndrim, dhe ata që janë kundër do sulmojnë të gjitha shtetet e mundshme. Të dhënat mos të humben dhe të merren masa që të mos kemi ndalime të shërbimeve. Besoj që Shqipëria e ka tejkaluar rrezikun e madh. Rreziku më i madh është kur je i hakuar dhe se ke kuptuar. Në Kosovë nuk shohim sulme të rrezikshme. Tani duhet bërë vlerësimi i dëmit të brendshëm dhe masat që duhet të merren”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy