Tomorri: Fiskalizimi është penguar deri tani nga ata që kanë përfituar nga evazioni

Tomorri: Fiskalizimi është penguar deri tani nga ata që kanë përfituar nga evazioni

Procesi i fiskalizimit, për të cilin kryeministri Rama kërkoi sot edhe një mandat tjetër për ta përmbushur, sipas gazetarit Klodian Tomorri është penguar deri tani nga aktorë që janë prekur ose mund të preken prej tij. Në studion e lajmeve në MCN TV, Tomorri tha se me finalizimin e këtij procesi, evazorët më të mëdhenj nuk do të kenë më mundësi t’u shmangen detyrimeve ndaj shtetit.

Mendoj që nuk ka reformë nëse do të quhet e tillë, sepse është thjesht një ndryshim në mënyrën si biznesi dhe tatimet komunikojnë me njëri-tjetrin. Po të shikosh historinë, ky proces është penguar nga aktorë në treg që janë dëmtuar ose mendojnë se mund të dëmtohen në të ardhmen nga fiskalizimi. Evazorët më të mëdhenj në treg nuk do të kenë më mundësi për të bërë evazion”, tha Tomorri.

Tomorri thotë se shifra prej 225 mijë vendesh punë që Rama tha sot se ka hapur në 7 vjet qeverisje, është e saktë. Megjithatë, ato janë vende në sektorë me produktivitet të ulët, si fasonët dhe call centerat.

Shifra e 225 mijë vendeve të punës është korrekte. Po të shohësh treguesit e punësimit nga 2013 janë 230 mijë vende pune të shtuara. Në çfarë sektorësh janë? Ky është problem i parë në punësimin në Shqipëri. Pjesa dërrmuese janë në sektorë me produktivitet të ulët”, tha ai.

Tomorri solli rastin e vitit 2015, kur punësimet e reja u rritën me 60 mijë brenda një muaji, në realitet një rritje e gënjeshtërt, pasi ato thjesht ishin vende pune informale që u formalizuan pas aksionit që nisi qeveria.

Ka pasur muaj të caktuar si shtatori 2015, kur numri është rritur me 60 mijë. Ekonomia shqiptare hap 10-15 mijë vende në 3 muaj. Kërcimi ka ndodhur në një moment kur qeveria ndërmori një fushatë kundër informalitetit. Ishin vende pune informale që thjesht u futën në ombrellën legale”, tha ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy