
Gazetarja Alda Dodaj, tifoze e Gjermanisë, u shpreh se skuadra e saj, nuk po ofron në Botëror, atë që tifozët presin.
Në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, u shpreh se shikon një zbehje interesi nga njerëzit për të ndjekur Botërorin e këtij viti.
Jam tifoze me Gjermaninë. Botërorin nuk e kam ndjekur shumë. Shikoj si një zbehje interesi nga njerëzit për të ndjekur këtë Botëror. Ndoshta nga mosprezenca e Italisë. Jam aq tifoze me Gjermaninë, sa nipi quhet Bastian.
Si një tifoze e Gjermanisë, Francën, Anglinë apo edhe Brazilin, nuk i shikoj si kundërshtarë të fortë. Në këtë Botëror, Gjermania nuk po ofron për tifozët atë që po presim.



