Biznesmeni Ruzhdi Hoxha gjendet i vrarë në Malin e Dajtit

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha gjendet i vrarë në Malin e Dajtit

Është gjetur pas dy javësh, trupi i pajetë i biznesmeni Ruzhdi Hoxha, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 20 tetor.

53-vjeçari është gjetur i vrarë me armë zjarri në malin e Dajtit, teksa Policia e Shtetit ndërmori një aksion, në bashkëpunim FNSH dhe dhjetëra forca të Policisë së Tiranës me qen gjurmues për gjetjen e trupit të biznesmenit. 

Ka qenë i biri Samir Hoxha, i cili ka kallëzuar në komisariatin e Kamëz, zhdukjen e të atit, ndërsa biznesmeni herën e fundit është parë duke pirë kafe me Ferdinand Rrushin, person me precedentë penalë e mbi të gjitha në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Ai u thirr për t’u marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si personi i fundit që kishte takuar ndërtuesin Hoxha, teksa Policia e prangosi në drejtori.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy