Çako: Kemi kapacitete për të përballuar zjarret. Imazhet e ushtarëve me shkurre, jo për mungesë mjetesh (VIDEO)

Çako: Kemi kapacitete për të përballuar zjarret. Imazhet e ushtarëve me shkurre, jo për mungesë mjetesh (VIDEO)

Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka të gjitha kapacitet për të përballuar rreziqet nga zjarret në këtë sezon vere. Në një intervistë për MCN TV, kreu i kësaj agjencie, Haki Çako shpjegon se tashmë që Shqipëria është pjesë e mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian ka edhe më shumë siguri në raste fatkeqësish natyrore. “AKMC i ka marrë të gjitha masat me të gjitha njësitë e pushtetit vendor, prefekturat dhe bashkitë, për të qenë në gatishmëri të plotë, për të parandaluar, menaxhuar dhe eliminuar vatrat e zjarrit që sjellin pasoja të mëdha dhe dëm ekonomik.” Pavarësisht se në raportin e fundit të KLSH, thuhej se nga katër helikopterë “Cougar” të ushtrisë, vetëm njëri prej tyre ishte në gjendje pune, në një intervistë për MCN, Çako thotë se AKMC i ka mjetet dhe burimet njerëzore për të menaxhuar situatat e zjarreve. I pyetur nëse në vitin 2023, do të kemi sërish imazhe të ushtarëve që shuajnë flakët me lopata apo degë pemësh, Çako siguroi se kjo nuk vjen për shkak të mungesave të pajisjeve. “Veprimi apo ndërhyrja e forcave operacionale, shpesh herë edhe për shkak të rrethanave bëjnë të nevojshëm përdorimin jo vetëm të mjeteve dhe teknologjisë së avancuar, sepse jo të gjitha zjarret mund të fiken me helikopterë dhe jo të gjitha zjarrit mund të fiken me bombola gazi në majë të malit. Edhe në botë kemi parë që ndërhyrjet të bëhen me mjete rrethanore." Sa i përket vënies në punë të satelitëve, Çako thotë se AKMC ka mundur të marrë informacione prej tyre, por të dhënat janë ende në përpunim. “Ka informacion që është duke u përpunuar në bashkëpunim me agjencinë hapësinore e cila bën përpunim në aspektin profesional dhe shumë institucione të tjera janë përfitues të kësaj marrëveshje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy