Kamionët e vendosur si barrikada në fshatin Rudarë kanë nisur të largohen.
Kjo lëvizje vjen pas largimit të kamionëve të Mërdarë mëngjesin e sotëm.
Kujtojmë që prej 20 ditësh, ishin vendosur barrikadat në veri të Kosovës duke nxitur tensione të mëdha.
Ndërkohë kryeministri Kurti në një konferencë për gazetarët tha se serbët vetë i vendosën barrikadat dhe vetë i hoqën.
Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten.



