Presidenti i Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë, Fatmir Brahimaj e ka cilësuar të nxituar arrestimin e dy mjekëve të Maternitetit Koço Gliozheni, të cilët akuzohen për vdekjen e Aida Cajkut dhe foshnjes së saj.
Në një intrevistë për Tema Tv ai thekson se duhej të pritej ekspertiza ligjore, ndërsa shton se ndalimi i mjekëve thellon krizën e besimit të qytetarëve te institucionet shëndetësore.



