
Kapet 11.4 kg heroinë në portin e Durrësit në një kamion i cili do të shkonte në Firenze të Italisë. Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e kamionit. Policia kufitare arrestoi drejtuesin e kamionit ndërsa ka nisur hetimi edhe me homologët italiane për zbulimin e rrjetit të drogës.



