Kryetarja aktuale e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh në emisionin "Të Paekspozuarit", në MCN TV, se kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë Shkodër, Bardh Spahia, do të fitojë pa hezitim këto zgjedhje.
Sipas saj, ai do të marrë votat e të gjithë demokratëve të ndarë e të pandarë dhe të të gjithë aleatëve të tjerë partiak.
Bardhi do të marrë jo vetëm votat e demokratëve, por edhe votat e të gjithë aleatëve, por them partive aleate, sepse po punon LSI, por ne nivelin lokal kemi edhe parti të tjera të cilat kanë anëtar të këshillave bashkiak, sepse janë zgjedhje politike porse janë edhe zgjedhje lokale, sepse bëhet fjalë për individin, që ai me personalitetin e vet, angazhimin e vet politik e profesional, dhe mendoj se do të jenë vota që do të shkojnë edhe përtej politikës në këtë rast.



