Koronavirusi mbyll Hungarinë, nga 1 shtatori askush s’i kalon kufijtë

Koronavirusi mbyll Hungarinë, nga 1 shtatori askush s’i kalon kufijtë

Koronavirus ka kushtëzuar Hungarinë të marrë masa drastike, pasi duke filluar nga 1 shtatori ky shtet do të mbyllë kufinjtë.

“Masa do të miratohet këto ditë nga qeveria për t'iu përgjigjur rritjes së konsiderueshme të infeksioneve Covid ditët e fundit”,- njoftoi zv/kryeministri Gergely Gulyas. Më konkretisht ai sqaroi ‘se asnjë qytetar i huaj nuk do të lejohet të hyjë në Hungari nga 1 shtator, me disa përjashtime që nuk janë specifikuar ende".

Ndërkohë për hungarezët që do të kthehen nga vende të tjera është vendosur që të paraqesin dy teste negative, në të kundërt nuk do të lejohen të futen.

Ditët e fundit autoritet hungareze kanë bërë me dije se rastet e reja janë rritur ndjeshëm, pasi nga rreth 30 raste në ditë numri ka shkuar në mbi 100. Që prej fillimit ta pandemisë në Hungari numri total i të prekurve ka shkuar në 5500, ndërsa i atyre që kanë ndërruar jetë në 614.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy