
Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Plarent Shushku, i njohur si Rati, i cili ka një karrierë disa-vjeçare, dha një rrëfim të veçantë për jetën dhe karrierën e tij muzikore në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.
I zhvendosur në SHBA, Rati flet për rrugëtimin e tij muzikor, kryesisht në Shqipëri, ku vazhdon të jetë i pranishëm në evente muzikore dhe organizime dasmash.
Viti 2025 ka qenë shumë i ngarkuar për të, me projekte, koncerte dhe aktivitete të shumta. Ka qenë shumë i ngarkuar për mua, por ja që ia kemi dalë me sukses.
Të pushosh 12 orë në ditë është shumë e vështirë, duke pasur parasysh që të ngresh zërin me pak orë gjumë, plus lodhja fizike.
Sa i përket aktiviteteve muzikore në SHBA, interesi ka rënë pak. Ndonëse jetoj në Amerikë, unë e kaloj sezonin dimëror atje dhe verën në Shqipëri dhe Itali, për të ruajtur lidhjet me karrierën.
Verën kam shumë dasma dhe ndonjë koncert, por vitin 2025 e vlerësoj si të suksesshëm.
Rati tregon gjithashtu fillimet e tij në muzikë.
Kur kam dalë për herë të parë në skenë isha vetëm 19 vjeç dhe e mbaj mend këngën ‘Çke moj goce që po rri te shpija’. Në atë kohë dridhesha kurse tani jam mësuar me skenën pas 25 vjetësh.
Një tjetër moment i paharruar ishte dasma ime e parë në Fushë-Krujë, kur kishte marrë 380 mijë lekë. Në atë kohë, për mua, ishte një shumë e madhe dhe paratë i çova babait tim, i cili punonte dy turne. Ai më tha, ‘Të pashë hajrin.’"
Unë jam shtresë normale, kam jetuar në mënyrë të thjeshtë dhe i tillë dua të mbes.
Jam i martuar prej vitesh, kam një vajzë 21 vjeçare dhe një djalë 18 vjeçar. Jam martuar kur isha 22 vjeç dhe bëra baba shumë i ri," ka shtuar ai.
Për të ardhmen, Rati është optimist dhe shpreson të ketë shumë projekte në vitin 2026.
Mendoj që 2026 do të ketë shumë projekte dhe, shpresoj, do të kem më shumë punë. Viti 2025 më ka sjellë qetësi shpirtërore.



