Fevziu: PD drejt çarjes së plotë, qesharake farsa e Alibeajt për të zgjedhur Presidentin

Fevziu: PD drejt çarjes së plotë, qesharake farsa e Alibeajt për të zgjedhur Presidentin

Gazetari Blendi Fevziu në i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka komentuar lidhur me situatën në Partinë Demokratike për të cilën deklaroi se problemi më i madh mbetet se PD po shkon drejt çarjes së plotë.

Ai tha se Alibeaj po mundohet të krijojë një lëvizje alternative ndaj Berishës. Sipas tij, qesharake në këtë histori nuk është tentativa e Alibeajt për të qëndruar, por farsa e tij kur bëjnë sikur zgjedhin presidentin.

Problemi më i madh është se PD po shkon drejt çarjes së plotë. Se sa e vogël është pjesa se di por mund të jetë në kufijtë e ekzistencës parlamentare. Alibeaj po mundohet të krijojë një lëvizje alternative ndaj Berishës, do kemi një palë zgjedhje ku një pjesë mund të hyjë me siglën shtëpia e lirisë dhe pjesa tjetër me siglën e PD dhe në fund kemi një bonus të ndjeshëm për maxhorancën.

Alibeaj e bën këtë sepse besoj se ai dhe një grup njerëzish mund të mbijetojnë përmes kontestimit të Berishës. Kam përshtypjen se ky grup kontestues mendon të përçajë PD. Nëse flasim për të mirën e opozitës dhe vendin jemi në një problem të madh. Besoj se Berisha dhe pjesa fituese duhet të bënte përpjekje të mëdha që minimalisht pjesa e larguar nga PD të ishte afruar, sepse mënyra sesi u përqas afrimi ishte e gabuar. Nk është problemi se ky grup se ka bazën, por problemi është se kea lënë jashtë një grup parlamentar të madh dhe Rama mund të ketë 2/3 ose 3/5 si asnjëherë më parë.

Dhe tani nëse PD lë rrugëve 20 deputetë sepse një pjesë janë me Alibeaj dhe një pjesë tjetër me Berishën, por ke nja 30 deputetë si elektron të lirë që vërtiten mes të dy grupeve ata kanë 30 vjet karrierë dhe nuk shkojnë dot te PD zyrtare, ndërsa te grupi i Alibeaj do të qëndrojnë ata që kanë ardhur në PD falë vullnetit të Bashës. Qesharake në këtë histori nuk është tentativa e Alibeajt për të qëndruar, por farsa e tij kur bëjnë sikur zgjedhin presidentin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy