Koreja e Veriut ka njoftuar se ka testuar me sukses një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, e cila mund të transportojë një kokë bërthamore.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, të cilave u referohet koranojugorja “Yonhap”. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka ndjekur nga afër testin me raketën e re Pukguksong-2, bën të ditur media shtetërore.
Kështu, vendi komunist ka një instrument të ri për të transportuar armë bërthamore.
Koreja e Veriut ka përfunduar kështu një test të ri raketor, me një raketë që ka udhëtuar për rreth 500 km dhe ka përfunduar në detin e Japonisë.
Ky është testi i parë bërthamor që Peniani kryen që nga koha kur Donald Trump mori presidencën e SHBA-ve. Ai është parë si lëvizja e parë për t’i matur pulsing administratës Trump. Lajmi për hedhjen e raketës ka ardhur në të njëjtin moment kur presidenti Trump po darkonte me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, në Florida.



