
Pas vendimit të presidentit Trump për sulmin ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes së fundit nga ky i fundit, përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme është bërë më i dukshëm, sidomos pas goditjeve të fundit ndaj bazave ushtarake në Katar, të cilat përfunduan me një udhër për armëpushim 12-orësh.
Eksperti i sigurisë, Milazim Gashi, i ftuar në "MCN live", e sheh këtë situatë si një "freskim" të raketave ndaj Iranit.
Ai shpjegon se goditjet amerikane janë një përgjigje për të dëshmuar fuqinë e SHBA-së dhe për të demonstruar aftësinë e saj për të goditur infrastrukturën kryesore të Iranit, veçanërisht objektet e lidhura me programin bërthamor.
Kjo është një freskim goditjes nga aeroplan mbajtësit duke llogaritur për shkak se B52 që ka qene edhe gjatë bombardimeve në Kosovë.
Ky është një reagim amerikan për të 'edukuar' elementet iraniane, duke i treguar se mund të shkatërrojnë infrastrukturën e rëndësishme, siç janë centralet bërthamore dhe reaktorët.
Kjo është një goditje e lehtë për të shkatërruar disa pika të rëndësishme të sistemit iranian.
Në vlerësimin e tij, Gashi thekson se kjo situatë mund të sinjalizojë fillimin e një ndarjeje të mundshme të pushtetit brenda Iranit.
Ai vëren se, përveç goditjeve ushtarake, mund të ketë edhe një ndarje brenda grupeve që kontrollojnë pushtetin në Teheran.
Marrëveshjet dhe deklaratat që u bënë nga Trump dhe aktorët tjerë mund të jenë pjesë e një strategjie për të pasur një ndarje të pushtetit, më shumë se një armëpushim të qëndrueshëm.
Shkëndija e parë që SHBA ka goditur Iranin është një freskim i raketave, dhe goditjet e tilla janë të dizajnuara për të shkatërruar një pjesë të infrastrukturës së lehtë të Iranit lehtë sa i përket reaktorit bërthamor që mbërthen kuadrin e saj dhe duke njohur shumë mire nivelin raketor ku B15 e bën goditjen.
Ky lloj reagimi mund të jetë një përpjekje për të dobësuar Iranin dhe për të rritur presionin mbi regjimin në Teheran, duke i dërguar mesazhe të qarta për forcimin e ndikimit amerikan në rajon.



