Hetim për Vodafone dhe One/ Soko: Rritje e sinkronizuar çmimesh, shfrytëzim i situatës duopol (VIDEO)

Hetim për Vodafone dhe One/ Soko: Rritje e sinkronizuar çmimesh, shfrytëzim i situatës duopol (VIDEO)

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania, për rritje të sinkronizuar çmimesh.

 

Analisti Pano Soko tha për “MCN Live” se dy kompanitë kanë marrë një vendim tregtar për të rritur kostot pa bërë asnjë analizë, duke shfrytëzuar situatën duopol, duke qenë se nuk ka konkurrencë.

 

Ka qenë një hetim që ka nisur në fillim të vitit që shkoi në janar, ku Autoriteti i Konkurrencës në nëntor të vitit që shkoi doli në vendim për të thelluar hetimin për tregun e telefonisë celulare në vend. Të dhënat nga AKEP lënë vend për të dyshuar se këtu ka abuzim me situatat që kanë kompanitë në treg. 

 

Tregu i telefonisë është një treg duopol, 100% të tregut e kanë dy kompanitë që operojnë në vend, me 51% dhe 49% përkatësisht. Secila kompani përgjigjet për gjysmën e operatorëve të tregut. Ajo që gjeti Autoriteti i Konkurrencës, kur janë pyetur kompanitë se çfarë metodologjie ndiqni ju për të aplikuar një rritje të caktuar çmimi? Për të kuptuar se çfarë u rrit nga ana e kostos, që rrisni çmimet?

 

Përgjigja e kompanive e cila erdhi zyrtare është se nuk ka një metodologji të qartë, një formë të qartë dhe logjikë të qartë që ndiqet në analizën e kostos për të dalë te çmimi. Kjo është një analizë tregtare. Ne e kemi tregun dhe me që e kemi mundësinë që asnjë njeri të mos na godasë, ne do rrisim çmimet. 

 

Autoriteti i Konkurrencës ka parë që rritjet e çmimit dhe paketave në treg kanë ardhur pothuajse njëlloj me të njëjtat parametra nga të dyja kompanitë. Këto nuk kanë një analizë kostoje, atëherë pse janë të ngjashme në reaksionin që bëjnë në rritjen e çmimit ndaj njeri tjetrit. Pse rritet? Apo thjesht po shfrytëzon pozitën tënde në treg. 

 

Një nga përgjegjësit kryesor është dhe AKEP i cili është autoriteti që duhet të kontrollojë këtë gjë. Në një treg duopol ose do plotësosh njeri tjetrin, ose do e konkurrosh dhe do i rrish përballë atij për t’i marrë klientët. 

 

Por secili është kënaqur që secili ka gjysmën e tregut. Kompanitë nuk vriten me njëra tjetrën në treg dhe i humbur është klienti. 

 

Kompanitë jo konkurrenciale, janë monopol. Rritja mund të ndodhë edhe duke analizuar vendet fqinje. Por një paketë që në Shqipëri kushton 14 euro, në Itali kushton 9 euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy