Raportet e FMN-së për Shqipërinë, më kritiket në rajon

Raportet e FMN-së për Shqipërinë, më kritiket në rajon

Misioni i FMN ka zhvilluar ditëve të fundit vizita online në disa vende të rajonit. Sipas FMN, nga ajo që u pa me Shqipërinë, raportohet se ajo ka marrë kritikat më të shumta, sidomos për mënyrën se si po menaxhohen financat publike dhe për nisma të tjera të ndërmarra, që nuk kanë pasur konsensusin e institucioneve ndërkombëtare.

Raporti i fundit e rekomandonte Shqipërinë që të hiqet dorë nga shpenzimet jo prioritare, në mënyrë që të ketë fonde të lira për të përballuar emergjencën. Fondi u shpreh sërish kundër amnistisë fiskale, ndërkohë që kërkoi transparencë për shpenzimet publike, sidomos për mënyrën e përdorimit të fondeve për rindërtimin pas tërmetit.

FMN kërkoi dhe më shumë vëmendje në menaxhimin e krizës shëndetësore: “Rregulloni në mënyrë fleksibile masat zbutëse dhe mbështetjen buxhetore. Shënjestroni politika më të mira për të mbështetur kujdesin shëndetësor, personat që janë të prekshëm dhe ekonominë. Kërkoni financim të jashtëm. Monitoroni dhe menaxhoni nga afër dobësitë e sektorit financiar”, thuhej në raport.

FMN vlerëson se ka një rrezik të lartë që qeverisë t’i mbarojnë amortizatorët fiskalë. Kjo do të bënte që të shtoheshin vështirësitë e financimit dhe vendi të mos kishte burimet e nevojshme për të zvogëluar goditjet. Si reagim ndaj këtij rreziku, FMN i rekomandon qeverisë që të frenohet dhe të mos kryejë shpenzime jo prioritare, në mënyrë që të lirojë fondet për reagimin ndaj emergjencave, si dhe të sigurojë një përdorim të përshtatshëm të fondeve dhe monitorim të tyre.

FMN vlerëson se ka një rrezik të lartë që projektet e Partneritetit Publik-Privat (PPP) të hartuara keq, të rrisin detyrimet, ndërsa parashikon që në skenarin negativ, borxhi mund të vijojë të rritet deri në 88% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në 2022.

Shqipëria rezulton dhe me treguesit më të përkeqësuar makroekonomikë e fiskalë. Niveli i lartë i borxhit publik, të ardhurat e ulëta dhe deficiti i llogarisë korente nuk i dhanë shumë hapësirë vendit për politika nxitëse fiskale.

 Shqipëria, sipas vlerësimeve të FMN-së, ka alokuar më pak fonde si mbështetje direkte te qytetarët e saj në paketat e ndihmës anti-COVID, me vetëm 1.2% të PBB-së, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga 2% Maqedonia, 5.2% Bosnja, 5.6% Serbia, 8% Mali i Zi dhe 5.6% Kosova.

Shqipëria rezulton, ndërkohë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat për BE-në dhe Komisionit Europian për rajonin, se ka pasur rritjen e gjashtë më të lartë të borxhit publik në Europë, me 13.8 pikë përqindje, në krahasim me periudhën e para krizës (fundin e 2019-s), pas Qipros që e rriti këtë tregues me 19.2 pikë përqindje, Belgjikës (16.6 pp), Francës (16 pp), Italisë (14.7 pp), Spanjës (13.8 pp).

Por, ndonëse ka pasur rritjen e borxhit publik ndër më të lartën në Europë, Shqipëria nuk rezulton të ketë përdorur këtë shtesë të huamarrjes për të mbështetur ekonominë, që në kontrast ishte minimale. Sipas vlerësimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbështetja fiskale (shpenzime shtesë dhe shtyrje të pagesave të taksave) ishte 1.2 % e PBB së vendit, më e ulëta për gjithë Europën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy