“Serbia shtet i kapur, rrezik për Ballkanin”/ The Guardian akuza Vuçiçit për situatën në rajon

“Serbia shtet i kapur, rrezik për Ballkanin”/ The Guardian akuza Vuçiçit për situatën në rajon

Presioni ndërkombëtar ndaj autoriteteve të Beogradit për parregullsitë e pretenduara nga opozita në zgjedhjet e fundit parlamentare, duket se është reduktuar vetëm në një kritikë të përgjithshme.

Kështu akuzat për manipulim, bërë nga vëzhgues ndërkombëtarë, kanë nisur artikuj kritikë në media të njohura ndërkombëtare që përqendrohen te figura e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Sipas gazetës britanike, ndërhyrja në zgjedhjet parlamentare konfirmon një axhendë autoritarizmi të Vuçiç, një mesazh i qartë i asaj se çfarë shteti është Serbia.

Një nacionalist autokratik, instinktet politike të të cilit u farkëtuan në epokën e Millosheviçit. Vuçiç përdor gjithashtu fuqinë dhe ndikimin e tij për të nxitur mosmarrëveshje në Ballkanin Perëndimor.

Në nëntor, zoti Vuçiç parashikoi në mënyrë ogurzezë se viti 2024 do të sjellë ‘shumë më shumë konflikte dhe trazira’ si në Kosovë ashtu edhe në Republikën Srpska entitetin etnik serb në Bosnje-Hercegovinë.

Përkundrejt kësaj politike që paralajmëron probleme serioze në rajon, duket se Perëndimi nuk ka një përgjigje të përshtatshme dhe një gjë e tillë tanimë favorizohet momentalisht edhe nga fakti se në pranverën e ardhshme BE kalon në zgjedhje të reja të institucioneve të veta.

Mes fitores së shpallur të Vuçiç dhe pasivitetit dhe më keq, ambiguitetit perëndimor ndodhet opozita serbe e cila ka vetëm një kartë për të mbijetuar: veprimin në rrugë dhe kërkesën për largim të Vuçiç.

Kreu i saj, Dragan Djilas ka folur pa doreza në këtë kontekst, duke kërkuar përmes një opinioni në “Politico” se Perëndimi ose të kërkojë respektim të vlerave demokratike dhe përsëritjen e zgjedhjeve ose të heshtë.

Nëse qeveritë demokratike perëndimore e kanë shumë të vështirë të përmbushin vlerat që përqafojnë dhe bëjnë thirrje për përsëritjen e zgjedhjeve, atëherë ndoshta do të ishte më mirë të mos thoshin asgjë fare. Ne jemi dëshmitarë të një përkeqësimi të vazhdueshëm dhe të pamëshirshëm të të drejtave politike dhe lirive civile… Ndërkohë, jashtë vendit, Serbia shihet si një vend që ka mbajtur anën e Rusisë .

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi ndaj këtij apeli që përmbi të gjitha do të testojë edhe shkallën e besueshmërisë së një pjese të shoqërisë serbe ndaj Perëndimit që po humbet vazhdimisht terren në Ballkanin Perëndimor.

Duke mbajtur në fuqi një politikë të paqëtimit me Beogradin edhe me kostot e erozionit të thellë demokratik, nisur nga analiza se një presion i shtuar do ta çonte Serbinë në krahun e Rusisë.

Kjo është një lojë që Vuçiç po e luan shumë më mirë se të gjithë, ndërkohë që për opozitën serbe, e cila cilësohet si pro-perëndimore situata aktualisht po I ngjan thuajse identikisht asaj të Bjellorusisë së para disa viteve, kur protestat kundër presidentit Lukashenko u përshëndetën në Perëndim vetëm me fjalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy