Macron: Nuk do dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë. Në të ardhmen, nuk përjashtohet

Macron: Nuk do dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë. Në të ardhmen, nuk përjashtohet

Franca nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë në javët e ardhshme, por "nuk përjashton absolutisht asgjë" në të ardhmen, tha të premten presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron shpjegoi se trupat ukrainase nuk janë të njohur me avionët francezë dhe mund të duhen muaj për t'i trajnuar ata, kështu që ata po zgjedhin të fokusohen në nevoja të tjera më urgjente.

"Nuk ka asnjë mënyrë që avionët luftarakë të mund të dorëzohen në javët e ardhshme, pasi nevojitet kohë për trajnim, pasi janë avionë të panjohur për pilotët ukrainas”, tha Macron.

Duke folur me gazetarët në orët e para të së premtes në fund të një Samiti të liderëve të BE, ku mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Macron tha: “Është e qartë megjithatë se pajisjet e artilerisë do të lejojnë ofensivën tokësore dhe për të mbajtur linjën e mbrojtjes”.

Ai shtoi se “aleatët duhet t'i japin përparësi pajisjeve që do të jenë më të dobishmet dhe më të shpejtat që Ukraina të arrijë qëllimin e saj përfundimtar" në luftën e saj kundër Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy